Ndërlidhjet

Kosovë, Shqipëri: Përfaqësim i përbashkët konsullor në dy qytete


Pamje nga Prishtina

Pamje nga Prishtina

Ministrat e jashtëm të Kosovës dhe Shqipërisë, përkatësisht Enver Hoxhaj dhe Ditmir Bushati, e kanë nënshkruar sot një marrëveshje për përfaqësim të përbashkët konsullor, që fillimisht do të implementohet në kosullatat në Milano dhe Kanberra.

Mëtutje, siç njofton Ministria e jashtme e Kosovës, të dy ministrat, gjatë një konference për shtyp në Prishtinë, kanë shprehur vullnetin e të dy palëve për fuqizimin e mëtejshëm të partneritetit strategjik.

Duke u shprehur për mbledhjen e Prizrenit të qeverive të Kosovës dhe Shqipërisë dhe për takimin e ardhshëm në Vlorë, ministri Bushati theksoi se “është një bashkëpunim që është strategjik për ne, është stabilizues për rajonin dhe orientues për të ardhmen tonë evropiane dhe euroatlantike dhe është në frymën e projektimit të faktorit shqiptar në gjithë pozitivitetin e tij të mundshëm për ta avancuar rajonin drejt rrjedhave evroatlantike”.
XS
SM
MD
LG