Ndërlidhjet

Kerry: SHBA-të nuk do ta njohin referendumin në Krime


John Kerry pak para takimit të tij me Sergei Lavrovin në Londër

John Kerry pak para takimit të tij me Sergei Lavrovin në Londër

Sekretari amerikan i shtetit, John Kerry, thotë se Shtetet e Bashkuara dhe komuniteti ndërkombëtar nuk do ta njohin rezultatin e referendumit në Krime të Ukrainës.

Këto komente ai i bëri sot gjatë një konference për gazetarë në Londër, pas takimit të tij me ministrin e jashtëm rus, Sergei Lavrov.

Sekretari Kerry tha se takimi me Lavrovin për Ukrainën ka zgjatur “gjashtë orë të mira” dhe se Lavrov i tha atij se presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, nuk është i gatshëm të marrë ndonjë vendim deri pas referendumit në Krime.
XS
SM
MD
LG