Ndërlidhjet

OKB: Irani nuk i shqyrton shqetësimet për të drejtat e njeriut


Ahmed Shaheed

Ahmed Shaheed

Raportuesi special i Kombeve të Bashkuara për Iranin, Ahmed Shaheen, thotë se Teherani nuk i ka shqyrtuar “plotësisht” shqetësimet ndërkombëtare për gjendjen e të drejtave të njeriut.

Në raportin e tij të publikuar mbrëmë, Shaheed thekson rritjen e ekzekutimeve, presionet në minoritete dhe mungesën e pavarësisë së sistemit të drejtësisë në Iran.

Për raportin e tij, Ahmed Shaheed i ka intervistuar më se 100 veprimtarë për mbrojtjen e të drejtave të njeriut, avokatë dhe pjesëtarë të pakicave etnike dhe fetare, brenda dhe jashtë Iranit.

Ky raport më 17 të këtij muaji do të paraqitet në Këshillin për të drejtat e njeriut të Kombeve të Bashkuara.
XS
SM
MD
LG