Ndërlidhjet

Ukrainë: Tre aktivistë konsiderohen të zhdukur në Krime


Fotografi e sotme në të cilin shihen këmbësoret duke kaluar afër një makine të blinduar të prodhimit rus në periferi të qytetit Simferopol në Krime të Ukrainës

Fotografi e sotme në të cilin shihen këmbësoret duke kaluar afër një makine të blinduar të prodhimit rus në periferi të qytetit Simferopol në Krime të Ukrainës

Tre aktivistë të lëvizjes protestuese Automaidan në Ukrainë raportohet se janë të zhdukur në rajonin e Krimesë.

Ish-ministri i mbrojtjes së Ukrainës, Anatoliy Hrutsenko, njëherësh ligjvënës në Ukrainë, ka shkruar në rrjetin Facebook se djali i tij, Oleksiy Hrytsenko, dhe dy aktivistë të tjerë, Natalya Lukyanchenko dhe Serhiy Suprun, i kanë informuar të afërmit e tyre me telefon, se të enjtën në mbrëmje ata ishin përcjellur nga njerëz të panjohur dhe ishin përpjekur të fshiheshin në një ndërtesë zyrtare të tatarëve të Krimesë në Simferopol.

Prej atëherë ata më nuk janë paraqitur.

Anatoliy Hrutsenko tha se sistemi monitorues mobil ka indikuar se të tre aktivistët gjenden në lokalet e Zyrës së komisionit ushtarak në Simferopol, që aktualisht është nën kontrollin e forcave pro-ruse.

Megjithatë, Hrutsenko ka thënë se personeli i sigurisë së Zyrës së komisionit ushtarak i ka hedhur poshtë pretendimet se aktivistët janë të pranishëm në ndërtesën e tyre.
XS
SM
MD
LG