Ndërlidhjet

Cardin: S’ka paralele midis Kosovës e Krimesë


Ben Cardin

Ben Cardin

Senatori amerikan, Ben Cardin, thotë se nuk mund të tërhiqen paralele midis Kosovës dhe Krimesë. Në një intervistë për Zërin e Amerikës, në gjuhën serbe, ai ka komentuar ndërhyrjen e Rusisë në rajonin ukrainas dhe përpjekjet e Krimesë për t’u bashkuar me Rusinë.

“Ukraina ka qenë paqësore, andaj nuk ka pasur justifikim për aksionin ushtarak të Rusisë. Nuk ka asnjë rrethanë ekuivalente në lidhje me vetëvendosjen që mund të bëhet në Krime. Kjo është shkelje e qartë e së drejtës ndërkombëtare”, ka thënë Cardin.

I pyetur se si kriza në Ukrainë mund të ndikojë në rajonin e Ballkanit Perëndimor, Cardin ka thënë:

“Rusia po tregon se, për shkak të forcës brutale që ka, shkel integritetin territorial të një vendi të pavarur. Sa i përket Ballkanit Perëndimor, kemi thënë se duhet të flasim për kufijtë; nuk do të lejojmë që një vend të bëjë përpjekje të marrë një vend tjetër. Ne e dimë çmimin e luftës; duam ta bëjmë këtë përmes kanaaleve të drejta”.

“Kur shohim se çfarë po ndodh në Ukrainë, kjo shkakton shqetësime, tensione të larta. Por, shpresojmë se Ballkani Perëndimor do të vazhdojë rrugën drejt integrimit në Evropë dhe në NATO”, ka thënë Cardin.
XS
SM
MD
LG