Ndërlidhjet

KS voton sot rezolutën për Ukrainën


Këshilli i Sigurimit - foto arkivi

Këshilli i Sigurimit - foto arkivi

Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara pritet të votojë sot një rezolutë, e cila mbështet integritetin territorial të Ukrainës.

Drafti i sponsorizuar nga Shtetet e Bashkuara po ashtu thotë se referendumi i së dielës në rajonin ukrainas të Krimesë, nuk mund të ketë validitet.

Referendumi ka të bëjë me shkëputjen e Krimesë nga Ukraina dhe bashkimin e saj me Rusinë.

Mbështetësit e rezolutës shpresojnë se 13 anëtarë të Këshillit 15-anëtarësh do të votojnë me “po”, ndërsa Kina, aleate e afërt e Rusisë, do të abstenojë.

Takimi i së premtes midis Sekretarit amerikan të Shtetit, John Kerry, dhe ministrit të Jashtëm rus, Sergey Lavrov, ka dështuar të shtyjë referendumin.
XS
SM
MD
LG