Ndërlidhjet

SHBA kërkon ekstradimin e oligarkut ukrainas


Dmytro Firtash
Dmytro Firtash
Qeveria e Shteteve të Bashkuara do të kërkojë nga Austria që të ekstradojë një oligark ukrainas, i cili ka lidhje me presidentin e përmbysur të Ukrainës, Viktor Yanukovych.

Dmytro Firtash kërkohet nga SHBA-ja për mitmarrje dhe konspiracion kriminal.

Ai është arrestuar të mërkurën në Vjenë.

Prokurorët amerikanë kanë thënë se hetimet e tyre kanë nisur disa vite më herët dhe se arrestimi i Firtashit “nuk ka të bëjë me ngjarjet e fundit në Ukrainë”.

Firtash është njëri nga njerëzit më të pasur të Ukrainës dhe ka lidhje të afërta me Rusinë.
XS
SM
MD
LG