Ndërlidhjet

“Prova të mjaftueshme” kundër dhëndrit të bin Ladenit


Sulaiman Abu Ghaith - majtas

Sulaiman Abu Ghaith - majtas

Një gjykatë në SHBA ka thënë se ka prova të mjaftueshme për të dënuar dhëndrin e Osama bin Ladenit për konspiracion për të vrarë amerikanë.

Gjykatësi i Qarkut, Lewis Kaplan, ka refuzuar kërkesën e mbrojtjes për të hedhur poshtë rastin.

Ai ka thënë se provat kundër Sulaiman Abu Ghaith janë më se të mjaftueshme për ta dënuar.

Abu Ghaith është figura më e lartë e Al-Kaidës që përballet me gjykim në Shtetet e Bashkuara që nga sulmet e 11 Shtatorit.

Ai thotë se është i pafajshëm.
XS
SM
MD
LG