Ndërlidhjet

AI kritikon bllokimin e ueb-faqeve në Rusi


Logo e Amnesty International

Logo e Amnesty International

Amnesty International ka thënë se autoritetet ruse kanë nisur një “sulm të shkallës së gjerë” mbi mediat e pavarura.

Grupi për të drejtat e njeriut, me seli në Londër, ka thënë se bllokimi i disa faqeve të internetit në Rusi është “shkelje e qartë e së drejtës për liri të shprehjes”.

Qeveria ruse ka bllokuar së fundmi disa ueb-faqe, të cilat njihen për kritikat e tyre ndaj Kremlinit, duke thënë se ato u kanë bërë thirrje njerëzve që të marrin pjesë në tubime të paautorizuara.

Amnesty International thotë se ueb-faqet në fjalë kanë ofruar informacione të pavarura.
XS
SM
MD
LG