Ndërlidhjet

Zhdukja e aeroplanit, “akt i qëllimshëm”


Kryeministri i Malajzisë, Najib Razak.

Kryeministri i Malajzisë, Najib Razak.

Sistemet e komunikimit me aeroplanin e zhdukur të kompanisë Malaysia Airlines janë ndërprerë me paramendim, ka thënë kryeministri i Malajazisë, Najib Razak.

Sipas provave satelitore dhe të radarit, ka shtuar ai, aerpolani ka ndryshuar drejtimin dhe mund të ketë vazhduar fluturimin edhe për shtatë orë të tjera.

Razak ka thënë se “lëvizjet janë në përputhje me veprime të qëllimshme të dikujt në aeroplan”.

Aeroplani është zhdukur një javë më parë me 239 njerëz në bord, derisa ka qenë duke udhëtuar nga Kuala Lumpuri për në Pekin.

Kërkimet për të vazhdojnë ende.
XS
SM
MD
LG