Ndërlidhjet

MPJ e Shqipërisë dënon referendumin në Krime


Thirrje për referendum në Krime
Thirrje për referendum në Krime
Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Shqipërisë i bashkohet shqetësimit të shprehur nga komuniteti ndërkombëtar mbi paligjshmërinë dhe rrezikshmërinë e referendumit, të deklaruar për t’u zhvilluar në Krime në datën 16 mars.

MPJ, përmes një komunikate për media, vlerëson se ky referendum është i paligjshëm dhe në kundërshtim të hapur me Kushtetutën e Ukrainës dhe të drejtën ndërkombëtare, si dhe nuk mund të shërbejë si bazë për asnjë ndryshim të statusit të Krimesë.

Ministria e Punëve të Jashtme e Shqipërisë i bën thirrje Federatës Ruse që të ndalojë veprimet në mbështetje të kësaj iniciative të rrezikshme, destabilizuese që cenon sovranitetin, integritetin territorial dhe unitetin e Ukrainës.

Ministria e Puneve të Jashtme dënon me forcë çdo pretendim se deklarimi i pavarësisë së Krimesë duhet të trajtohet në mënyrë të njëjtë si deklarimi i pavarësisë së Kosovës.
XS
SM
MD
LG