Ndërlidhjet

Kryeministri kanadez do të vizitojë Ukrainën


Kryeministri i Kanadasë, Stephen Harper.
Kryeministri i Kanadasë, Stephen Harper.
Kryeministri i Kanadasë, Stephen Harper, do të udhëtojë për në Ukrainë më 22 mars, për të shprehur mbështetje për Kievin në lidhje me krizën në Krime.

Harper do të takojë kryeministrin e Ukrainës, Arseniy Yatsenyuk, dhe anëtarë të tjerë të qeverisë së përkohshme.

Kanadaja ka njoftuar se do të japë afro 200 milionë dollarë ndihma për Ukrainën.

Qeveria kanadeze tashmë ka vendosur ndalesa udhëtimi për njerëzit që i fajëson për krizën dhe ka ngrirë asestet e njerëzve të afërt me ish-presidentin e Ukrainës, Viktor Yanukovych.

Kanadaja ka 1.2 milion qytetarë që kanë prejardhjen nga Ukraina.
XS
SM
MD
LG