Ndërlidhjet

Konfirmohen dy të vrarë në Kharkiv


Kharkiv, 14 mars 2014.

Kharkiv, 14 mars 2014.

Ministri i Brendshëm i Ukrainës, Arsen Avakhov, ka konfirmuar se dy njerëz janë vrarë dhe disa të tjerë janë plagosur në një shkëmbim zjarri, të premten në qytetin Kharkiv.

Avakhov ka shkruar sot në Facebook se rreth 30 persona “nga të dyja palët” janë arrestuar.

Identiteti i të vrarëve nuk është bërë i ditur.

Përleshjet kanë ndodhur midis protestuesve pro-ukrainas dhe atyre pro-rusë.

Të enjten, dhuna e ngjashme në qytetin Donetsk ka lënë të vrarë një protestues pro-ukrianas.
XS
SM
MD
LG