Ndërlidhjet

Serbët pro “forcave të armatosura të veriut”


Mitrovicë - foto arkivi
Mitrovicë - foto arkivi
Katër komunat në veri të Kosovës kanë mbështetur kërkesën e Qeverisë së Serbisë dhe të presidentit Tomisllav Nikolliq që në veri të Kosovës të formohen forcat e sigurisë së veriut.

“Përbërja etnike e forcave të sigurisë së veriut do të paraqiste përbërjen etnike të popullatës, ndërsa ekzistenca e tyre do të ishte garantuese e sigurisë", thuhet në deklaratën e përfaqësuesve serbë të veriut, raporton B92.

Zyrtarët e katër komunave me shumicë serbe kanë vlerësuar po ashtu se Forcat e Armatosura të Kosovës, formimi i të cilave është paralajmëruar nga autoritetet në Prishtinë, nuk duhet të jenë të pranishme në veri.
XS
SM
MD
LG