Ndërlidhjet

Reduktohet dënimi i mjekut pakistanez që ndihmoi SHBA-në


Shakil Afridi

Shakil Afridi

Mjeku, i cili dyshohet se ka ndihmuar forcat e Shteteve të Bashkuara për të gjetur udhëheqësin e Al Kaidës, Osama bin Laden, në vitin 2011, do të përballet me një dënim të reduktuar me burg.

Shakil Afridi është gjetur fajtor në maj të vitit 2012, nën akuzat se ka ndihmuar militantët islamikë dhe ka zhvilluar luftë kundër Pakistanit.

Por, mbështetësit e tij thonë se ai është vënë në shënjestër për shkak të bashkëpunimit të dyshuar me SHBA-në.

Afridi ka mohuar se ka ndihmuar SHBA-në që të lokalizojnë bin Ladenin.

Një zyrtar gjyqësor në Pakistan ka reduktuar sot dënimin prej 33 vjetësh të Afridit në 23 vjet pasi ka shfuqizuar akuzën për luftë kundër Pakistanit.
XS
SM
MD
LG