Ndërlidhjet

Turchynov: Kremlini pas dhunës në Ukrainë


Ushtruesi i detyrës së presidentit të Ukrainës, Oleksandr Turchynov.

Ushtruesi i detyrës së presidentit të Ukrainës, Oleksandr Turchynov.

Ushtruesi i detyrës së presidentit të Ukrainës, Oleksandr Turchynov, ka akuzuar Moskën për dhunën vdekjeprurëse që ka ndodhur në lindje të Ukrainës gjatë dy netëve të fundit.

Turchynov ka thënë se agjentët e Kremlinit në Donetsk dhe Kharkiv janë duke organizuar dhe financuar protestat pro-ruse, në të cilat tre njerëz kanë vdekur dhe dhjetëra të tjerë janë plagosur.

Ministri i Brendshëm i Ukrainës, Arsen Avakhov, ka konfirmuar të shtunën se dy njerëz janë vrarë dhe disa të tjerë janë plagosur në një shkëmbim zjarri, të premten në qytetin Kharkiv.

Avakhov ka shkruar sot në Facebook se rreth 30 persona “nga të dyja palët” janë arrestuar.

Identiteti i të vrarëve nuk është bërë i ditur.

Përleshjet kanë ndodhur midis protestuesve pro-ukrainas dhe atyre pro-rusë.

Të enjten, dhuna e ngjashme në qytetin Donetsk ka lënë të vrarë një protestues pro-ukrianas.
XS
SM
MD
LG