Ndërlidhjet

Ukraina shpërbën Kuvendin rajonal të Krimesë


Parlamenti i Ukrainës - foto arkivi
Parlamenti i Ukrainës - foto arkivi
Parlamenti i Ukrainës ka votuar për shpërbërjen e Kuvendit rajonal të Krimesë.

Në favor të masës kanë votuar 278 deputetë, ndërsa 17 të tjerë nuk kanë marrë pjesë në votim.

Ligjvënësit në Kiev janë të zemëruar me autoritetet në Krime, të cilat për nesër kanë paraparë referendum për shkëputjen e rajonit nga Ukraina dhe bashkimin e tij me Rusinë.

Qeveria e Ukrainës ka thënë se referendumi është i paligjshëm.

Deputetët në Kiev kanë thënë se kuvendi i Krimesë duhet të shpërbëhet në mënyrë që të dekurajohen lëvizjet e tjera separatiste në qytetet lindore të Ukrainës, të cilat janë kryesisht rusishtfolëse.
XS
SM
MD
LG