Ndërlidhjet

Karzai: S’na duhen trupat amerikane


Presidenti i Afganistanit, Hamid Karzai.
Presidenti i Afganistanit, Hamid Karzai.
Presidenti i Afganistanit, Hamid Karzai, ka thënë se forcat afgane të sigurisë mund të ruajnë rendin, andaj Shtetet e Bashkuara mund të tërheqin të gjitha trupat e tyre.

Karzai i ka thënë parlamentit se forcat e armatosura të Afganistanit mbrojnë rreth 93 për qind të territorit dhe janë të gatshme të marrin përsipër të gjithë sigurinë pas tërheqjes së ndërkombëtarëve në fund të këtij vit.

Ai ka përsëritur se nuk do të nënshkruajë marrëveshjen e sigurisë me Shtetet e Bashkuara, e cila parasheh bazë ligjore për një numër të vogël të ushtarëve të huaj, të cilët do të mbeteshin në Afganistan edhe pas vitit 2014.

Ky ka qenë adresimi i tij i fundit para paralmentit, pasi muajin e ardhshëm, në Afganistan, do të mbahen zgjedhjet presidenciale.
XS
SM
MD
LG