Ndërlidhjet

Rusia i vë veto rezolutës për Krimenë


Thirrje për të votuar në referendum në Krime
Thirrje për të votuar në referendum në Krime
Rusia i ka vënë veto draft-rezolutës së Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, e cila do ta shpallte të paligjshëm referendumin për statusin e Krimesë dhe do t’iu bënte thirrje qeverive dhe organizatave ndërkombëtare që të mos e njohin ndarjen e Krimesë nga Ukraina.

Kina ka abstenuar në votim, ndërsa 13 anëtaret e tjera të Këshillit të Sigurimit kanë votuar në favor të rezolutës.

Rezoluta thotë se referendumi i së dielës në Krime nuk mund të ketë vlefshmëri dhe nuk mund të formojë bazën për asnjë ndryshim të statusit të Krimesë.
XS
SM
MD
LG