Ndërlidhjet

Tahiri dhe Nishani diskutojnë për bashkëpunimin


Tiranë
Tiranë
Zëvendëskryeministrja e Kosovës, Edita Tahiri, qëndroi në Tiranë me ftesën e zonjës së parë të Shqipërisë, Odeta Nishani, për të marrë pjesë në pritjen zyrtare të organizuar me rastin e Ditës së Verës, ku në mesin e të ftuarave ishin ambasadoret, gratë e ambasadorëve dhe personalitete të shquara shqiptare.

Gjatë qëndrimit në Tiranë, zëvendëskryeministrja Edita Tahiri u prit edhe nga presidenti i Shqipërisë, Bujar Nishani, ku u bisedua për zhvillimet e fundit në Shqipëri dhe Kosovë, me theks të veçantë në forcimin e mëtejmë të bashkëpunimit në të gjitha fushat.

Zëvendëskryeministrja Edita Tahiri me këtë rast theksoi gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të thelluar më shumë bashkëpunimin mes dy vendeve në planin bilateral dhe në kuadër të reformave euroatlantike.

Nga ana e tij, presidenti Bujar Nishani vlerësoi përparimet e arritura në bashkëpunimin mes dy vendeve.

Ai tha se Shqipëria do të vazhdojë angazhimet për rritjen e njohjeve për Kosovën dhe konsolidimin e subjektivitetit ndërkombëtar të Kosovës.
XS
SM
MD
LG