Ndërlidhjet

Në Kirgizi nuk ka shenja të aeroplanit të zhdukur


Ilustrim

Ilustrim

Zyrtarët kirgizë thonë se nuk ka asnjë indikacion se aeroplani i zhdukur i kompanisë Malaysian Airlines ka ateruar apo është rrëzuar në Kirgizi ose përgjatë kufirit Kirgizi-Kinë.

Kryeministri i Malajzisë, Najib Razak, ka thënë të shtunën se sistemet e komunikimit me aeroplanin e zhdukur të kompanisë Malaysia Airlines janë ndërprerë me paramendim dhe se aeroplani mund të jetë kudo nga Azia Qendrore deri në jug të Oqeanit Indian.

Autoritetet kirgize i kanë thënë Radios Evropa e Lirë se ato nuk kanë marrë kërkesë speciale për të ndihmuar në kërkimet e aeroplanit të zhdukur.

“Situata në kufi me Kinën është e qetë dhe çdo gjë është nën kontroll”, ka thënë zëvendëskryeministri kirgiz, Tokon Mamytov.

Aeroplani është zhdukur një javë më parë me 239 njerëz në bord, derisa ka qenë duke udhëtuar nga Kuala Lumpuri për në Pekin.

Kërkimet për të vazhdojnë ende.
XS
SM
MD
LG