Ndërlidhjet

Ukraina dënon “pushtimin” e një fshati nga Rusia


Ilustrim

Ilustrim

Ministria e Jashtme e Ukrainës ka dënuar zbarkimin e trupave ruse në një zonë rreth 10 kilometra në veri të Krimesë.

Në deklaratën e Ministrisë thuhet se trupat e Forcave të Armatosura të Federatës Ruse, të mbështetura nga helikopterë dhe automjete luftarake, kanë marrë të shtunën kontrollin e fshatit Strilkove në rajonin Kherson.

Ministria e ka cilësuar këtë si pushtim të territorit ukrainas dhe ka kërkuar nga Rusia tërheqjen e menjëhershme të forcave nga Strilkove.

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara në OKB, Samantha Power, ka thënë se lajmi për lëvizjen e trupave ruse në Ukrainë është “përshkallëzim i egër i krizës”.
XS
SM
MD
LG