Ndërlidhjet

Erdogan akuzon 15-vjeçarin e vrarë për lidhje terroriste


Kryeministri i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan.

Kryeministri i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan.

Kryeministri i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, ka thënë se djali që ka vdekur këtë javë, si pasojë e plagëve të marra gjatë protestave në verë, ka qenë i lidhur me “organizata terroriste”.

Berkin Elvan, 15 vjeç, ka kaluar nëntë muaj në gjendje kome, pasi është goditur nga një kuti e gazit lotsjellës, derisa ka qenë duke shkuar për të blerë bukë.

Vdekja e tij ka shkaktuar përplasje të reja të protestuesve me policinë në dhjetëra qytete.

Korrespondentët thonë se komentet e Erdoganit mund t’i provokojnë edhe më tej tensionet politike.

“Ky fëmijë me llastiqe në duar dhe me fytyrë të mbuluar me shall, i cili ka qenë i përfshirë në organizata terroriste, i është nënshrtuar për fat të keq gazit lotsjellës”, ka thënë Erdogan gjatë një fjalimi për televizionin shtetëror turk.
XS
SM
MD
LG