Ndërlidhjet

logo-print

Në Kosovë mbahen votimet për zgjedhjet e Serbisë


Logo e OSBE-së

Logo e OSBE-së

Misioni i OSBE-së në Kosovë ka hapur dhjetë qendra për grumbullimin e votave, për zgjedhjet paralmentare të Serbisë.

Këto qendra, me 15 degë, janë hapur në enklavat serbe në jug të Lumit Ibër, si dhe në komunat veriore.

“Të gjitha qendrat dhe degët e tyre kanë nisur punën në orën 7”, ka konfirmuar për Radion Evropa e Lirë zëdhënësi i misionit të OSBE-së, Nikola Gaon.

Mediat kanë raportuar se para qendrës në veri të Mitrovicës, përkatësisht para shkollës teknike Mihajllo Petroviq – Allas, është ngritur flamuri i Serbisë, por Gaon ka thënë se “në hyrje të qendrës nuk ka flamur”.

OSBE-ja, me përcjellje të policisë, ka sjellë materialin zgjedhor nga Serbia në Kosovë dhe, me përfundimin e votimeve, do ta kthejë atë në Vranjë dhe Rashkë për numërim.

Në këtë proces janë të angazhuar rreth 400 pjesëtarë të këtij misioni.
XS
SM
MD
LG