Ndërlidhjet

Sulme dhe viktima të reja në Irak


Irak
Irak
Një seri sulmesh me bomba në Bagdad ka vrarë të shtunën së paku 15 njerëz dhe ka plagosur dhjetëra të tjerë.

Sulmet kanë pasur në shënjestër zonat komerciale në lindje, jug dhe veri të Bagdadit.

Autoritetet shëndetësore dhe të sigurisë kanë konfirmuar numrin e viktimave.

Përgjegjësinë për sulmet nuk e ka marrë ende asnjë grup.

Shumica shiite e Irakut është sulmuar vazhdimisht nga kryengritësit sunitë, që bëjnë përpjekje të dobësojnë qeverinë e udhëhequr nga shiitët.

Mbi 1,500 njerëz raportohet të jenë vrarë këtë vit në Irak, shumica në sulme që lidhen me konfliktin sektar.
XS
SM
MD
LG