Ndërlidhjet

Futet në funksion gypi për furnizimin e Badovcit


Badovc
Badovc
Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, bashkë me drejtuesit e Ujësjellësit Rajonal Prishtina dhe ata të Iberlepencit, kanë bërë përurimin e futjes në funksion të gypit furnizues me ujë të Badovcit nga liqeni i Ujmanit.

Për banorët e Graçanicës dhe të Prishtinës, është thënë se reduktimet e ujit do të zvogëlohen.

Drejtuesit e Ujësjellësit Rajonal Prishtina kanë thënë se “nga ky moment, stacioni i pompave në Badovc punon me kapacitet të plotë, 400 deri në 450 litra ujë në sekondë”.

Kryeministri Thaçi ka thënë se “ky projekt është i rëndësishëm, pasi që do të furnizojë dhe do të normalizojë në masë të theksuar gjendjen me ujë në kryeqytetin e Kosovës”.

Ai ka shtuar se lansimi i këtij projekti dëshmon se kur ka vullnet të përfundohen punët, ato përfundojnë me kohë dhe në afat të rregullt.

Ky projekt, sipas shefit të ekzekutivit, ka pasur mundësi që të përfundojë para 15 vjetësh.
XS
SM
MD
LG