Ndërlidhjet

Maduro kërkon largimin e protestuesve


Venezuelë - foto arkivi

Venezuelë - foto arkivi

Presidenti i Venezuelës, Nicolas Maduro, ka kërkuar nga protestuesit në Karakas që të pastrojnë sheshin, të cilin e kanë shndërruar në bastion të tyre, ose do të përballen me dëbim nga forcat e sigurisë.

Plaza Altamira ka qenë fokusi i protestave antiqeveritare dhe dhunës gjatë gjashtë javëve të kaluara, ku kanë humbur jetën 28 njerëz.

Maduro po ashtu ka thënë se djathtistët në Departamentin amerikan të Shtetit dhe në Pentagon kanë rekomanduar masa ekstreme kundër Qeverisë në Venezuelë, përfshirë sanksione ekonomike e madje edhe vrasjen e tij.

Qeveria e SHBA-së thotë se Maduro, sikurse Hugo Chavezi, shpik kërcënime imperialiste për të tërhequr vëmendjen e banorëve të Venezuelës nga ndarjet e brendshme politike dhe problemet ekonomike.
XS
SM
MD
LG