Ndërlidhjet

Krasniqi: Mos ia fyni intelegjencën popullit!


Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi.
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi.
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, i ka cilësuar si mashtrime deklarimet e zyrtarëve qeveritarë se Serbia nuk mund të organizojë zgjedhjet e saj në Kosovë, porse qytetarëve serbë u mundësohet votimi nëpërmjet pikave grumbulluese që i organizon OSBE-ja.

Përmes një postimi në Facebook, Krasniqi ka thënë se qytetarëve duhet t'iu thuhet e vërteta.

“Po thuhet: Serbia s'po organizon zgjedhje, po grumbullon vota. A mund të grumbullohen votat pa zgjedhje? Çka t'i themi këtij mashtrimi të radhës? Veçse, mos ia fyni intelegjencën këtij populli se nuk është duke ngrënë barishta të hidhura. Vendime të hidhura po se po!!! Popullit t'i thuhet e vërteta dhe vetëm e vërteta. Genjeshtrat nuk pinë më ujë”, ka shkruar Krasniqi në Facebook.
XS
SM
MD
LG