Ndërlidhjet

Vuçiq pret reforma, vende të reja pune…


Beograd, 16 mars 2014.

Beograd, 16 mars 2014.

Qytetarët e Serbisë zgjedhin sot përbërjen e re të Kuvendit popullor. Në zgjedhje marrin pjesë 19 parti dhe koalicione, të cilat garojnë për 250 vendet e parlamentit. Të drejtë vote kanë rreth 6.7 milionë njerëz.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në këtë vend ka bërë të ditur se deri në orën 10:00 kanë dalë 9.09 për qind e votuesve.

Zgjedhjet e parakohshme zhvillohen gati dy vjet pas zgjedhjeve të rregullta parlamentare që janë mbajtur më 12 maj të vitit 2012.

Ato janë thirrur nga partia në pushtet, Partia Përparimtare Serbe, e cila, sipas analistëve, shpreson të rrisë mbështetjen publike pas hapjes së suksesshme të bisedimeve për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

Udhëheqësi i kësaj partie, Aleksandar Vuçiq, u është drejtuar gazetarëve pasi ka votuar.

“Pres që reformat, vendet e reja të punës dhe lufta kundër korrupsionit të jenë çështjet kryesore për ne pas zgjedhjeve”, ka thënë Vuçiq.
XS
SM
MD
LG