Ndërlidhjet

Pro-rusët sulmojnë ndërtesat qeveritare në Donetsk


Donetsk, 16 mars 2014.

Donetsk, 16 mars 2014.

Protestuesit pro-rusë kanë sulmuar zyrën e prokurorit rajonal dhe një ndërtesë të shërbimit të sigurisë në Donetsk të Ukrainës.

Protestuesit kanë kërkuar lirimin e guverntaorit të vetëshpallur, Pavel Gubarev, i cili është arrestuar këtë muaj nën akuzat se ka bërë thirrje për përmbysjen e autoriteteve kushtetuese të Ukrainës.

Raportet thonë se rreth 2,000 protestues janë mbledhur jashtë zyrës së prokurorit rajonal.

Disa prej tyre kanë hyrë në ndërtesë, ndërsa të tjerë kanë grisur flamurin e Ukrainës.

Donetsku është ish-bastion i presidentit të përmbysur të Ukrainës, Viktor Yanukovych.
XS
SM
MD
LG