Ndërlidhjet

Veteranët “nazistë” mbajnë marshin vjetor në Letoni


Flamuri letonez - foto ilustruese
Flamuri letonez - foto ilustruese
Letonezët, të cilët kanë luftuar në anën e Gjermanisë naziste kundër sovjetikëve në Luftën e Dytë Botërore, kanë organizuar marshin e tyre vjetor në Riga.

Rreth 1,500 njerëz – veteranë të moshuar dhe mbështetës të tyre – kanë marrë pjesë në tubimin që është siguruar nga qindra policë.

Kundërshtarët kanë brohoritur slogane si “turp” dhe “jo fashizmit”.

Veteranët letonezë thonë se kanë mbrojtur atdheun e tyre nga pushtimi sovjetik.

Ata marshojnë në Riga për çdo 16 mars, prejse ka përfunduar sundimi sovjetik më 1991.

Kritikët e shohin marshin si lavdërim të nazizmit.
XS
SM
MD
LG