Ndërlidhjet

SHBA/BE: S’e njohim referendumin në Krime


Krime

Krime

Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian kanë përsëritur se nuk do të njohin rezultatet e referendumit të Krimesë, për ndarje nga Ukraina.

Një zyrtar nga SHBA-ja ka thënë se Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry, në një bisedë telefonike me ministrin e Jashtëm rus, Sergei Lavrov, i ka bërë thirrje Moskës që të mbështesë zgjidhjen politike të krizës në Ukrainë.

Në Bruksel, presidenti i Komisionit Evropian, Jose Manuel Barroso, dhe presidenti i Këshillit Evropian, Herman Van Rompuy, përmes një deklarate të përbashkët, kanë thënë se blloku 28 anëtarësh konsideron se referendumi është i paligjshëm.

Ata kanë thënë se ministrat e Jashtëm të BE-së do vendosin për përgjegjen eventuale të hënën.
XS
SM
MD
LG