Ndërlidhjet

Mbyllet sezoni olimpik dimëror në Soçi


Soçi
Soçi
Në Soçi të Rusisë janë mbyllur Lojërat Paralimpike Dimërore, duke i dhënë fund sezonit olimpik dimëror të këtij viti.

Paralimpiket kanë përfunduar me një ceremoni madhështore, e cila është ndjekur edhe nga presidenti rus, Vladimir Putin.

Komiteti Ndërkombëtar Paralimpik i ka përshkruar lojërat si shfaqje spektakulare për sportin me aftësi të kufizuara.

Rusia kryeson tabelën e medaljeve me 30 të arta.

Lojërat Paralimpike janë mbajtur nën hijen e krizës në Ukrainë, por Putin ka falënderuar zyrtarët e sportit për “mbajtjen e lojërave larg politikës”.
XS
SM
MD
LG