Ndërlidhjet

Janë mbyllur vendvotimet në Serbi


Beograd, 16 mars 2014.
Beograd, 16 mars 2014.
Në orën 20:00, në Serbi kanë përfunduar votimet për zgjedhjet parlamentare.

Në zgjedhje kanë marrë pjesë 19 parti dhe koalicione, të cilat kanë garuar për 250 vendet e parlamentit.

Të drejtë vote kanë pasur rreth 6.7 milionë njerëz.

Sipas Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në Serbi, deri në orën 18:00 kanë votuar 45,67 për qind e votuesve.

Shërbimi i Ballkanit i Radios Evropa e Lirë raporton se rezultatet e para preliminare do të shpallen rreth orën 21:30-22.00, ndërsa ato përfundimtaret më 20 mars.

Zgjedhjet e parakohshme në Serbi janë zhvilluar gati dy vjet pas zgjedhjeve të rregullta parlamentare që janë mbajtur më 12 maj të vitit 2012.

Ato janë thirrur nga partia në pushtet, Partia Përparimtare Serbe, e cila, sipas analistëve, shpreson të rrisë mbështetjen publike pas hapjes së suksesshme të bisedimeve për anëtarësim në Bashkimin Evropian.
XS
SM
MD
LG