Ndërlidhjet

Protestat pro-ruse përhapen në lindje dhe jug të Ukrainës


Donetsk, 16 mars 2014.

Donetsk, 16 mars 2014.

Demonstrues pro-rusë janë tubuar në lindje dhe jug të Ukrainës, derisa në Krime është zhvilluar referendumi për bashkimin me Rusinë.

Në Donetsk, rreth 5,000 protesues kanë marshuar në qytet, duke thyer dyer e dritare.

Duke brohoritur “Donetsk, Krimeja, Rusia”, ata po ashtu kanë bërë thirrje për referendum për ndarje nga Ukraina.

Demonstruesit kanë marshuar jashtë zyrës së prokurorit në Donetsk dhe kanë kërkuar lirimin e guvernatorit të vetëshpallur, Pavel Gubarev, i cili është arrestuar këtë muaj, nën akuzat se ka bërë thirrje për përmbysjen e autoriteteve kushtetuese të Ukrainës.

Në Kharkiv, aktivistët pro-rusë kanë hyrë në një qendër kulturore, duke larguar librat në gjuhën ukrainase dhe duke i hedhur ato në rrugë.

Disa mijëra demonstrues pro-rusë kanë marshuar edhe në rrugët e qytetit Odesa.
XS
SM
MD
LG