Ndërlidhjet

Obama sot takon presidentin palestinez


Presidenti amerikan, Barak Obama
Presidenti amerikan, Barak Obama
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Barak Obama pritet që sot në Uashinton të takohet me presidentin palestinez Mahmud Abaz.

Takimi në Shtëpinë e Bardhë, do të realizohet në kuadër të bisedimeve para skadimit të afatit 29 prill, që është caktuar si një afat i fundit, për arritjen e paqes në mes të palestinezëve dhe izraelitëve.

Sekretari amerikan i shtetit John Kerry të dielën ia ka bërë me dije Mahmud Abbas se “është e nevojshme për të ndërmarrë veprime të vështira”, me qëllim të sigurimit të një marrëveshje të tillë.

Kerry e ka sjellë Izraelin dhe Palestinën serish në negociata dhe atë pas një boshllëku tre vjeqar.

Nuk duket ende se palët kanë arritur progres të mjaftueshëm deri më tani për zgjidhjen e qështjeve kryesore të mosmarrëveshjeve që kanë tejkaluar më shumë se një dekadë e të cilat kanë të bëjnë me kufinjtë, sigurinë, fatin e refugjatëve palestinezë si dhe statusin e Jeruzalemit.
XS
SM
MD
LG