Ndërlidhjet

Tunisi: Policia vret tre militantë islamik


Ilustrim
Ilustrim
Policia në Tunisi ka qëlluar dhe vrarë tre militantë të dyshimitë islamik gjatë një bastisje pranë kufirit algjerinanë, ka njoftuar sot një zyrtar i sigurimit.

Vrasja e tre të dyshuarve vjen disa ditë pasi që trupat algjeriane, thuhet se vranë shtatë militantë në anën tjetër të kufirit.

Përleshjet në Tunisi kanë shpërthyer sot në mëngjes kur zyrtarët policor kishin filluar një bastisje në qytetin veriperendimor Jendouba.

Mujin e kaluar, në këtë pjesë, persona të armatosur e të maskuar sikurse policia, gjatë një sulmi kanë vrarë tre oficerë dhe një civil.

Tunisia ka luftuar militantët e lëvizjes islamike Ansar al Sheriati, lëvizje e cila në fillim të këtij viti është listuar si organizatë e huaj terroritse nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
XS
SM
MD
LG