Ndërlidhjet

Marinsat amerikanë i dalin në ndihmë Libisë


Ilustrim

Ilustrim

Marinsat amerikanë e kanë marrë nën kontroll një kamion-cisternë që kishte të ngarkuar naftë të papërpunuar në një port, që po mbahej nga rebelët në Libinë lindore.

Departamenti amerikan i shtetit ka bërë me dije se askush nuk është lënduar gjatë operacionit që është kryer gjatë natës së mbrëmshme në ujrat ndërkombëtare juglindore të Qipross.

Departamenti amerikan ka bërë me dije se operacioni është kryer me miratimin e presidentit Obama dhe atë pas kërkesës së dy qeverive, asaj në Libi dhe qeverisë qiprote.

Anija me ngarkesat e naftës ishte në pronësi të kompanisë kombëtare të naftës së qeverisë së Libisë.

Kamioni ishte marrë nga tre libianë të armatosur në fillim të këtij muaji.

Parlamenti libian ka shkarkuar kryeministrin Ali Zeidan pasi javën e kaluar, forcat detare të Libisë, dështuan për ta ndaluar këtë dërgesë të naftës nga ana e rebelëve të armatosur.
XS
SM
MD
LG