Ndërlidhjet

Uzbekistan: Vdes aktivisti Hasan Choriev


Aktivisti uzbek, Hasan Choriev

Aktivisti uzbek, Hasan Choriev

Aktivisti i të drejtave të njeriut në Uzbekistan Hasan Choriev, ka vdekur dy muaj pas lirimit të tij nga burgu.

Familjarët e tij i thanë Radios Evropa e Lirë se ai vdiq të shtunën pas problemeve me zemër dhe u varros të dielen në qytetin e tij të lindjes Shahrisabz, i cili gjendet në jug të vendit.

72 vjeçari Choriev, qe liruar nga burgu në janar të këtij viti si pjesë e amnestisë që u shpall në kuadër të 20 vjetorit të kushtettutes uzbeke.

Ai qe shpallur fajtor për dhunimin e një gruaje 19 vjeçe dhe qe dënuar me pesë vite burgim.

Shumë persona në Uzbekistan kanë thënë se ky rast ka qenë i motivuar politikisht.
XS
SM
MD
LG