Ndërlidhjet

Gjermani: Prokurorët nuk do të ankohen për dënimin e Hoenessit


Uli Hoeness

Uli Hoeness

Prokurorët e Gjermanisë thonë se ata nuk do të apelojnë kundër dënimit me burg për ish-presidentin e klubit të futbollit Bajern Munih, Uli Hoeness, prej 3.5 vjet burg.

Në këtë mënyrë Hoeness mund ta filloj vuajtjen e dënimit menjëherë.

Zoti Hoeness, ish-futbollist i njohur gjerman, javën e kaluar është dënuar për shkak të shmangies të pagesës së tatimeve, në shumë prej afro 28.5 milionë euro, për shkak të mosparaqitjes së një xhirollogarie në Zvicër.

Ai menjëherë ka deklaruar se nuk do të ankohet ndaj vendimit gjyqësor dhe paraqiti dorëheqje nga posti i presidentit të Bajernit.

Në Gjermani, prokurorët, poashtu, mund të ankohen për të kërkuaar dënim më të rëndë. Gjatë procesit ata kishin kërkuar 5.5 vjet burg.

Uli Hoeness, 62 vjeçar, e ka bërë klubin e futbollit Bajern nga Munihu, njërin nga ekipet më të suksesshme në botë gjatë karrierës së tij 35 vjeçare në role të ndryshme.
XS
SM
MD
LG