Ndërlidhjet

Rusi: Propozohet “grupi mbështetës” për ndërmjetësim të krizës


Pamje nga Moska

Pamje nga Moska

Rusia ka propozuar sot formimin e asaj që e quajti “grup mbështetës” për ndërmjetësim të krizës në Ukrainë.

Në një njoftim të Ministrisë së jashtme të Rusisë thuhet se grupi mbështetës do të ndikonte në Ukrainën që ta njohë të drejtën e Krimesë për ta përcaktuar të ardhmen e vet në harmoni me rezultatin e referendumit të së dielës, në të cilin gjërësisht është mbështetur ndarja nga Ukraina dhe bashkimi me Rusinë.

Sipas këtij njoftimi, në Kushtetutën e re të Ukrainës do të decentralizohej autoriteti, kështu që ky vend do të shndërrohej në federatë, ku rajonet do të kishin autoritete më të mëdha.

Deklarata e sotme u bë në kohën kur Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara po përgatiten për shpalljen e sanksioneve kundër zyrtarëve rusë lidhur me Krimenë.
XS
SM
MD
LG