Ndërlidhjet

Vuçiq: Pas fitores në zgjedhje, përkushtim për reforma


Aleksandar Vuçiq duke festuar fitoren e partisë së tij
Aleksandar Vuçiq duke festuar fitoren e partisë së tij
Kryeministri i ardhshëm i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka shprehur sot përkushtim për reforma në ligjin e punës, atë të falimentimit dhe të privatizimit, jo më larg se në muajin korrik, pasi partia e tij e qendrës së djathtë fitoi shumicën e pastër parlamentare në zgjedhjet e djeshme të parakohshme.

Zoti Vuçiq tha se Partia Progresive Serbe fitoi së paku 165 vende në Kuvendin me 250 ulëse.

Kjo mbështetje për partinë pro-evropiane të Vuçiqit u bë pas luftës së ashpër kundër korrupsionit.

Pos kësaj, Serbia po përpiqet ta frenoj deficitin e buxhetit dhe reduktimin e borxhit publik me qëllim që të sigurohet një kredi e re nga Fondi Monetar Ndërkombëtar.
XS
SM
MD
LG