Ndërlidhjet

logo-print

BE: Sanksione për 21 zyrtarë nga Rusia dhe Ukraina


Catherine Ashton

Catherine Ashton

Ministrat e jashtëm të Bashkimit Evropian kanë arritur pajtueshmëri për imponimin e sanksioneve kundër 21 zyrtarëve nga Rusia dhe Ukraina, si ndëshkim për rolin e tyre në okupimin e Krimesë dhe për referendumin për ndarje në këtë rajon.

Sanksionet e Bashkimit Evropian përfshijnë ndalesa të udhëtimeve dhe ngrirje të pasurive.

Ministri i jashtëm i Lituanisë, Linan Linkevicius, nëpërmjet rrjetit Twitter tha se priten masa të mëtejshme gjatë ditëve të ardhshme.

Korrespondentët thonë se pritet zgjerimi i listës dhe përfshirjen e personaliteteve të larta të afërta me presidentin, Vladimir Putin.

Përfaqësuesja e lartë e Bashkimit Evropian për politikë të jashtme dhe siguri, Catherine Ashton, tha sot se Evropa duhet të dërgoj “sinjalet më të fuqishme të mundshme” te Rusia.
XS
SM
MD
LG