Ndërlidhjet

SHBA: Obama urdhëroi sanksione kundër 7 zyrarëve rusë


Pamje nga Uashingtoni
Pamje nga Uashingtoni
Presidenti amerikan, Barack Obama, ka urdhëruar ngrirje të pasurive të shtatë zyrtarëve rusë, përfshirë edhe dy ndihmës presidencialë, si ndëshkim për okupimin e Krimesë në Ukrainë, ka njoftuar sot Shtëpia e Bardhë.

Më herët, edhe ministrat e jashtëm të Bashkimit Edvropian janë pajtuar për sanksione kundër 21 zyrtarëve rusë dhe ukrainas, për shkak të okupimit të Krimesë dhe referendumit të djeshëm për shkëputje nga Ukraina.

Përfaqësuesja e lartë e Bashkimit Evropian për politikë të jashtme dhe siguri, Catherine Ashton, tha sot se Evropa duhet të dërgoj “sinjalet më të fuqishme të mundshme” te Rusia.
XS
SM
MD
LG