Ndërlidhjet

Australia – udhëheqëse e kërkimeve për aeroplanin e zhdukur


Një helikopter ushtarak i Vietnamit që merr pjesë në kërkimet për aeroplanin e zhdukur

Një helikopter ushtarak i Vietnamit që merr pjesë në kërkimet për aeroplanin e zhdukur

Australia është pajtuar për ta udhëhequr operacionin e kërkimit të aeroplanit të zhdukur të Malajzisë, në një seksion të madh të Oqeanit Indian.

Kryeministri Toby Abbott, tha se Australia e ka shtuar vëzhgimin në këtë rajon me kërkesën e Malajzisë.

Nga ana tjetër, Autoritetet e aviacionit civil të Kazakistanit kanë thënë se sikur aeroplani të kishte hyrë në hapësirën ajrore të këtij vendi, ai do të ishte detektuar.

Aeroplani i kompanisë Malaysian Airlines është zhdukur më 8 mars me 239 njerëz në të.

Hetuesit thonë se dëshmitë tregojnë për një shmangie të qëllimshme të aeroplanit nga linja e fluturimit, meqë pas shkyqjes së sistemit sinjalizues, aeroplani ka fluturuar edhe shtatë orë.
XS
SM
MD
LG