Ndërlidhjet

OKB: Keqtrajtimet e K. Veriore krahasohen me ato të nazistëve


Pamje nga një mbledhje e mëparshme e Këshillit për të drejtat e njeriut të Kombeve të Bashkuara në Gjenevë

Pamje nga një mbledhje e mëparshme e Këshillit për të drejtat e njeriut të Kombeve të Bashkuara në Gjenevë

Shefi i panelit hetues të Kombeve të Bashkuara, Michael Kirby, thotë se regjimi i Koresë Veriore është përgjegjës për “rritje të shkeljeve të të drejtave të njeriut dhe krimeve kundër njerëzimit”, të cilat i ka krahasuar me ato të Gjermanisë Naziste, regjimin e apartejdit në Afrikën Jugore, dhe të regjimit Khmer Rouge në Kamboxhë.

Këto komente zoti Kirby i bëri sot në Këshillin për të drejtat e njeriut të Kombeve të Bashkuara në Gjenevë, pas publikimit të raportit muajin e kaluar.

Në këtë raport me 400 faqe, janë përshkruar abuzimet e të drejtave të njeriut nga Koreja Veriore, përfshirë asgjasimin e njerëzve, skllavërimin e tyre, dhe dhunën seksuale.

Ambasadori i Koresë Veriore u largua nga mbledhja e sotme në Gjenevë të Zvicrës në shenjë proteste.

Kina, anëtare e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, me të drejtë të vetos, e ka hedhur poshtë raportin dhe thirrjet që kundër Koresë Veriore të referohet në Gjykatën Ndërkombëtare Penale.
XS
SM
MD
LG