Ndërlidhjet

SHBA: U emërua i dërguari i ri për Sirinë


Shtetet e Bashkuara e kanë emëruar të dërguarin e ri për Sirinë e përfshirë nga lufta.

Departamenti amerikan i shtetit ka njoftuar se i dërguari i ri është Daniel Rubinstein, i cili e flet gjuhën arabe dhe më herët ka shërbyer në role të ndryshme diplomatike amerikane në Izrael, Jordani, Irak, Tunizi dhe Siri.

Ai do ta zëvendësoj ambasadorin Robert Ford, i cili është pensionuar.

Në një deklaratë me shkrim, sekretari amerikan i shtetit, John Kerry, tha se i dërguari i ri Rubinstein do të udhëtoj në Lindjen e Mesme më vonë këtë muaj.

Në deklaratë thuhet se lufta në Siri, që ka hyrë në vitin e katërt, është “sfidë e ashpër” për çdo diplomat.

Më tutje, në njoftim theksohet përkushtimi për shtim të përpjekjeve në mbështetje të opozitës së “moderuar” në Siri, për t’i kundërshtuar ekstremistët rajonalë dhe për shqyrtimin e krizës humanitare të vështirësuar nga lufta.
XS
SM
MD
LG