Ndërlidhjet

Obama: Situata në Ukrainë ende mund të zgjidhet me diplomaci


Barack Obama duke folur sot në Shtëpinë e Bardhë
Barack Obama duke folur sot në Shtëpinë e Bardhë
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barack Obama, është shprehur sot se beson se kriza në Ukrainë ende mund të zgjidhet me diplomaci.

“Tash, unë besoj se ende është rruga për zgjidhjen e situatës diplomatikisht, në mënyrë që e ka parasysh interesin e Rusisë dhe Ukrainës. Këtu përfshihet që Rusia t’i tërheq forcat e veta nga Krimeja, prapa në bazat e veta, mbështetja e vendosjes së monitoruesve ndërkombëtarë shtesë në Ukrainë, dhe angazhimi në dialog me qeverinë e Ukrainës, që ka indikuar hapjen e saj për ndërmarrjen e reformës kushtetuese, derisa lëvizin përpara kah zgjedhjet këtë pranverë”, tha Barack Obama, duke folur sot në Shtëpinë e Bardhë në Uashington.

Mëtutje ai ka theksuar se “sovraniteti dhe intergiteti territorial i Ukrainës duhet të respektohet dhe e drejta ndërkombëtare duhet të mbahet dhe vendimi i Rusisë për të dërguar trupa në Krime, me të drejtë ka shkaktuar dënim global”.

Zoti Obama është shprehur se “siç i thashë dje Putinit, referendumi në Krime ishte shkelje e qartë e Kushtetutës së Ukrainës dhe e së drejtës ndërkombëtare dhe nuk do të njihet nga komuniteti ndërkombëtar”.
XS
SM
MD
LG