Ndërlidhjet

logo-print
NATO-ja i ka tërhequr vërejtjen Rusisë që të mos ndërmarrë asnjë hap për aneksimin e rajonit Krime në Ukrainë.

Në një deklaratë me shkrim, NATO-ja e ka vlerësuar “ilegal dhe jolegjitim” referendumin në Krime për bashkim me Rusinë.

Sipas aleancës veriatlantike, kushtet nën të cilat u mbajt referendumi i së dielës, përfshirë intervenimin ushtarak rus, kufizimet dhe manipulimet me media, “këtë votim e kanë zhveshur nga çfarëdo kredibiliteti” dhe se “i ashtuquajturi referendum i shkatërron përpjekjet për gjetjen e zgjidhjes politike” për krizën në Ukrainë.

NATO-ja i ka bërë thirrje Rusisë për t’i ulur tensionet, duke i ndalur të gjitha aktivitetet ushtarake kundër Ukrainës.
XS
SM
MD
LG