Ndërlidhjet

logo-print

Ashton: Vuçiq i mbetet besnik dialogut


Catherine Ashton

Catherine Ashton

Përfaqësuesja e lartë e Bashkimit Evropian për politikë të jashtme dhe siguri, Catherine Ashton, i ka “uruar sot popullit serb mbajtjen e zgjedhjeve “ dhe ka theksuar se lideri i Partisë Serbe të Progresit, Aleksandar Vuçiq, në këto zgjedhje “është treguar” me fitore.

Zonja Ashton, mëtutje, ka theksuar se Vuçiq ka treguar se i mbetet besnik dialogut Beograd – Prishtinë dhe se është partner i fuqishëm për vazhdimin e këtij dialogu, raporton Beta nga Brukseli.

Catherine Ashton ka thënë se tashmë ka kontaktuar me Beogradin dhe Prishtinën, lidhur me rundin e ri të dialogut, dhe se shpreson se ai do të mbahet sa më shpejt.
XS
SM
MD
LG